leoni

Kocijançiq

Maja Kocijançiq: Referendumi, në “Republika Serpska” është ilegal dhe nuk ka asnjë bazë ligjore

Referendumi që është mbajtur të dielën në Republikën Sërpska është jolegal dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, sepse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka pezulluar vendimin për mbajtjen e tij, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. “I inkurajojmë institucionet shtetërore në Bosnje që ta zgjidhin këtë çështje me Republikën Sërpska, brenda kornizës ekzistuese kushtetuese, nëpërmjet dialogut konstruktiv”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel. Në referendumin e së dielës, serbët e Bosnjës kanë votuar me shumicë dërrmuese për të shënuar 9 janarin si festë kombëtare. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar këtë datë si diskriminuese për myslimanët dhe kroatët e rajonit, pasi më 9 janar të vitit 1992, serbët kanë shpallur krijimin e shtetit të tyre brenda Bosnjës, duke nxitur konflikt etnik. Bosnja vazhdon të jetë e ndarë në dy entitete: Republika Sërpska dhe Federata Myslimane-Kroate. “Është e rëndësishme që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim”, tha Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …