Libri “50- vjetori i shkollës së mesme “Murat Paci” në Pac, Tropojë” me bashkëautor, Sadri Oruçin pasqyron zhvillimin e arsimit në Krahinën e Bytyçit, nga viti 1923, kur u hap shkolla e parë fillore e në vitet në vazhdim, deri në ditët tona.
Një vend të rëndësishëm portretet e drejtorëve të shkollës: Zeqinije Koçi, Sadri Oruçi, Feriz Hyka, Skënder Demaliaj, të mësuesve: Riza Aliaj dhe Avni Avdiaj, të nxënësve ekselentë: Lefetrie Onuzi (Mustafaj), Drita Gjeçi (Neza), Liljana Haxhiaj, të kampionit kombëtar në mundje, Gani Rrustem Neza, të poetes Xhane Imeraj.
Libri plotësohet me kujtime e mbresa nga ish-nxënësit e saj, një shkrim për Sadri Oruçin dhe Shpresa Oruçin, një jete të përbashkët në shërbim të dijes në Tropojë, me personalitetet politike: Ibrahim Hamza, shkencore: Skënder Demaliaj, Islam Lahukaj, Enver Mustafaj, Gëzim Mustafaj, Shaban Geci, biznesmenët: Ram Geci dhe Sahit Muja.
Në fund është intervista e Dr. Skënder Demaliajt, dhënë gazetës “Nacional”. Gjithashtu ka fotografi nga jeta dhe veprimtaria e ish-nxënësve dhe ish-mësuesve të kësaj shkolle.
Libri “Mozaik shkrimesh, portrete, ese, intervista, pjesa e dytë” ka tre kapituj
Në kapitullin e parë janë portretet për Shaban Haxhinë, dokumenta të reja të panjohura, për biznesmenin Ram Geci, për matematikanin e lindur, Mehdi Byberi, për agronomin e suksesshëm, Ramazan Muça, homazh për Riza Aliajn dhe për gjeologun popullor, Nikollë Mushak Doçin.
Në kapitullin e dytë janë esetë: Sjelljet devijante të adoleshentëve, Përse adoleshentët janë bërë të dhunshëm, Modeli i mësuesit miqësor dhe adoleshenti, Profesor Ahmet Qeriqi – figurë e ndritur dhe intelektual Hero, Kurajo e ngohtë e bashkimit kombëtar kundër terrorizmit dhe Dita e Besës së Madhe.
Në kapitullin e tretë është intervista e Dr. Skënder Demaliaj dhënë Radio Kozovës së Lirë për Profesor Ahmet Qeriqin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
