Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se ambiciet e Serbisë përbëjnë kërcënim për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Gjatë intervistës për portalin The Hungary Insider, ai ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe marrëdhënieve paqësore me fqinjët, ndërsa pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë burim shqetësimi. “Populli ynë kërkon sigurinë për të ndërtuar jetën në paqe. Serbia, megjithatë, vazhdon ta pretendojë vendin tonë si pjesë të territorit të saj, përderisa ne nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj asnjë fqinji”, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Ai ka theksuar më tutje se çdo përqendrim i ri i forcave serbe përgjatë kufirit, apo sulm ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës, do të përbënte përshkallëzim të rëndë të situatës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
