Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj kryetarit të GUXO-s, Faton Peci, pas deklaratave të këtij të fundit për zyrtarët e Aleancës, të cilët pretendoi se i kishte larguar nga zyrat në Ulpianë si “mbeturina”. Në reagimin e tij, zëdhënësi Kushtrim Xhemaili ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Peci, duke paralajmëruar se çështjet që lidhen me të ia kanë lënë në trajtim medias. “Çështjen tënde ia kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale. Zyrat i kemi më të mira, jemi dyfishu e shpejt e dërgojmë në shtëpi secilin si ti e si kasta juaj”, ka shkruar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
