Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat. Ajo ka shkruar se punëtorët teknikë të shkollave, të punësuar nga kompani private të kontraktuara nga komunat, vazhdojnë të paguhen me 390 euro në muaj, ndonëse paga minimale prej 500 eurosh bruto ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026. “Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale. Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t’i respektojnë të drejtat e punëtorëve. Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë” ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet kryetarit të Mitrovicës: “Çështjen tënde ia kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj kryetarit të GUXO-s, …