Justina Shiroka-Pula

Kryetarja Justina Shiroka-Pula ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë si dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë

Kryetarja Justina Shiroka-Pula ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë si dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

Në letrën e urimit, Presidenti i Hungarisë, Z. András Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij  për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

Kurse Presidenti i Republikës së Letonisë, Z. Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës, Besnik Tahiri, ka shkruar se …