Promovohet libri “Grue prej zjermi” në Deçan

Sot, në kuadër të Tetorit – Muajit të Letërsisë dhe Arteve në Deçan, u mbajt promovimi i librit “Grue prej zjermi”, të shkrimtares dhe poetes Donika Dabishevci.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me përfaqësues të botës letrare e kulturore dhe të rinj, të cilët me recitimet e tyre i dhanë një atmosferë të veçantë këtij organizimi.

Komuna e Deçanit vazhdon të mbështesë artin, letërsinë dhe krijimtarinë, duke promovuar vlerat kulturore dhe rëndësinë e fjalës së shkruar.

Kryetari Ramosaj e ka uruar autoren Donika Dabishevci për librin dhe falënderoj të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt ecja tradicionale në Malishevë në kuadër të shënimit të “Muajit Rozë”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit Rozë-Ndërgjegjësimi Kundër Kancerit të Gjirit, në Malishevë …