Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit tetor, seanca e dhjetë e rregullt për këtë vit kalendarik.
Të pranishëm në mbledhje ishin kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, Nënkryetari, Betim Kelani, kuvendarët, drejtorët e drejtorive, zyrtarët komunalë, përfaqësuesit e KFOR-it dhe të OSBE-së.
RENDI I DITËS ishte me 4 pika të rregullta:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;
3. Shqyrtimi i raportit financiar, janar-shtator 2026;
4. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.