Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Asociacioni në qendër të marrëveshjeve të dialogut

Marrëveshja e parë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe u arrit më 19 prill 2013 në Bruksel, ndërsa parimet për zbatimin e saj u dakorduan në gusht të vitit 2015. Çështja u përfshi sërish në procesin e normalizimit përmes marrëveshjes së vitit 2023 dhe aneksit të zbatimit, të dakorduar në Ohër më 18 mars të atij viti. Megjithatë, Rudolph ka theksuar se përgjegjësia nuk i takon vetëm Kosovës. Ai ka rikujtuar se edhe Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa, duke përmendur përcjelljen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Komisionin Evropian, në mënyrë që procesi të mund të vazhdojë. Duke folur për dialogun Kosovë–Serbi, ambasadori ka mohuar se bëhet fjalë për presion nga BE-ja, duke argumentuar se të dyja palët duhet të angazhohen në procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli. Si një hap konkret përpara, ai ka përmendur mundësinë e organizimit të një takimi të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. “Një hap konkret do të ishte, për shembull, mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Rudolph.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …