Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan, z. Igli Totozani.
Në fillim të takimit, kryetari Haliti e falënderoi z. Totozani për bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë me Komunën e Vitisë, në interes të të gjithë qytetarëve. Ai e njoftoi delegacionin për zhvillimet e përgjithshme në komunë, projektet e realizuara në fusha të ndryshme, vështirësitë me të cilën po përballët komuna si pasoj e kontratës kolektive si dhe angazhimin e institucioneve komunale për integrimin e të gjitha komuniteteve.
Po ashtu kryetari Haliti përmendi edhe bashkëpunimet ndërkomunale me komunat e rajonit dhe shteteve të tjera.
Nga ana e tij, drejtori i OSBE-së, Igli Totozani, foli për punën dhe misionin e kësaj organizate, duke falënderuar kryetarin Haliti dhe Komunën e Vitisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me këtë institucion.
Gjatë takimit u diskutua për çështje e ndryshme në interes të gjithë qytetarëve vitias.