Të hënën në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit , me fillim në orën 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt, të pestin me radhë.
Rendi i ditës ishe ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike rreth ndriçimit publik, rrjetit të kanalizimit në lagjet ku jeton komuniteti joshumicë
3. Vizitë në zyret e Qendrës për Punë Sociale (QPS).
4. Të ndryshme
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.