Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i ka bërë thirrje publike Ministrit të Financave Hekuran Muratit që urgjentisht të zhbllokoj mjetet financiare pasi që nga 12 shtatori janë ndërprerë punimet në 18 shkolla, çerdhe dhe objekte shëndetësore. Në 10 prej tyre, sistemet e ngrohjes ende nuk janë funksionale.
“Për shkak të bllokimit të mjeteve buxhetore dhe mosrealizimit të pagesave, që nga 12 shtatori janë ndërprerë punimet në 18 shkolla, çerdhe dhe objekte shëndetësore. Në 10 prej tyre, sistemet e ngrohjes ende nuk janë funksionale.
Javën e kaluar i jam drejtuar zyrtarisht Ministrit të Financave, Hekuran Murati, me kërkesë urgjente për zhbllokimin e mjeteve buxhetore për projektin “Prishtina Public Buildings”, të financuar në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Nuk ka asnjë justifikim që bllokadat financiare të vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë! Ministria e Financave duhet të veprojë menjëherë!
Prishtina nuk mund të mbahet peng, e aq më pak fëmijët e saj!


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
