Më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë investime për Prishtinën.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuar znj. Carole Megevand, Menaxheren e Bankës Botërore për Kosovë. Sipas tij në takim është diskutuar për potencialin e Prishtinës në teknologji dhe shërbime, rëndësinë e arsimit profesional dhe lidhjen e të rinjve me sektorin privat. Gjithashtu u bisedua edhe për mbështetjen e familjeve dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe raportin për Diagnostikimin e Sektorit Privat në Vend (CPSD). Rama ka shkruar se do të vazhdojnë bashkëpunimin për t’i kthyer këto prioritete në mundësi konkrete për qytetarët dhe zhvillim për Kryeqytetin.

Kontrolloni gjithashtu

Më shumë mundësi për gratë ndërmarrëse, këtë herë në Ferizaj dhe Graçanicë!

Çdo ide biznesi meriton një mundësi për t’u zhvilluar! Pikërisht me këtë synim, sot vazhduam …