Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e Kosovës ende nuk ka propozuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ndonëse afati ligjor për dorëzimin e tij në Kuvend është 30 tetori. Të dhënat për periudhën 2020–2027 tregojnë rritje të buxhetit dhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto nominal në të dyja vendet. Buxheti i Shqipërisë nga 4.44 miliardë euro më 2020 pritet të arrijë në rreth 9.22 miliardë euro më 2026, duke shënuar rritje prej afërsisht 108 për qind. Për vitin 2027, ai parashikohet të jetë rreth 10.15 miliardë euro. Ndërkohë, PBB-ja nominale e Shqipërisë, nga 13.38 miliardë euro më 2020, pritet të arrijë në rreth 29.01 miliardë euro më 2026 dhe 30.50 miliardë euro më 2027. Këto shifra tregojnë zgjerimin e ekonomisë shqiptare dhe rritjen e planifikimit të shpenzimeve publike për vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Janez Jansha

Janez Jansha i vë kusht Serbisë për BE-në – dorëzoni arkivat e UDB-së ose mos prisni mbështetjen e Sllovenisë

Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka paralajmëruar se Sllovenia nuk do të mbështesë përparimin e Serbisë …