Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka bërë të ditur shifrën e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. Mungesa e këtij dokumenti, në prag të afatit ligjor, ngre pikëpyetje për planifikimin financiar të Qeverisë. Buxheti i Kosovës nga 2.36 miliardë euro më 2020 arriti në rreth 4 miliardë euro më 2026, duke shënuar rritje prej afërsisht 69 për qind. Megjithatë, hendeku buxhetor me Shqipërinë është zgjeruar nga 2.08 miliardë euro më 2020 në rreth 5.22 miliardë euro më 2026. Edhe në madhësinë e ekonomive vërehet një dallim i konsiderueshëm. PBB-ja nominale e Kosovës, nga 6.77 miliardë euro më 2020, parashikohet të arrijë në rreth 11.79 miliardë euro më 2026 dhe 12.55 miliardë euro më 2027. Buxheti përcakton financimin e shëndetësisë, arsimit, sigurisë, skemave sociale dhe investimeve kapitale. Për këtë arsye, qytetarët presin që Qeveria të sqarojë kohën e dorëzimit të projektbuxhetit dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Janez Jansha

Janez Jansha i vë kusht Serbisë për BE-në – dorëzoni arkivat e UDB-së ose mos prisni mbështetjen e Sllovenisë

Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka paralajmëruar se Sllovenia nuk do të mbështesë përparimin e Serbisë …