Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër vrasjes së grave dhe dështimit institucional për t’i mbrojtur ato. Duke iu drejtuar Qeverisë në protestën e mbajtur dje, Sijarina kritikoi institucionet për mënyrën se si e trajtojnë dhunën ndaj grave, duke kërkuar përgjegjësi politike pas vrasjes së Arlinda Zekajt. „Qeverisë e cila i tha Arlindës pas vrasjes së saj që nuk ka ditë ku me lypë ndihmë, na i thojmë se qatë ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme keni me e shkarku ose kemi me ju shti me shkarku“, deklaroi Sijarina. Ajo theksoi se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, ndërsa kërkoi që institucionet të marrin përgjegjësi konkrete për dështimet në mbrojtjen e jetës së grave. Liridona Sijarina paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në adresimin e kërkesave të protestuesve. Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime dhe protesta në Kosovë, me qytetarë që kërkojnë llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete kundër dhunës ndaj grave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
