Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas takimit, Hoxhaj ka deklaruar se mbështetja për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën përgjegjësi shtetërore dhe detyrim historik ndaj Kosovës. „Si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në këtë Grup Punues, do të angazhohem që ky detyrim të përkthehet në veprime konkrete dhe mbështetje të plotë në procesin e apelit“, ka shkruar Hoxhaj. Ai ka bërë thirrje për unitet politik dhe institucional, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së së vërtetës së luftës çlirimtare dhe dinjitetit të atyre që i prinë asaj. Hoxhaj ka vlerësuar se në këtë proces kërkohet angazhim i përbashkët, në mënyrë që mbështetja e deklaruar për ish-krerët e UÇK-së të konkretizohet përmes veprimeve institucionale në procesin e Apelit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
