Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka pritur të enjtën në takim z. Cristiano Barale, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë.
“Sot, prita në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë, z. Cristiano Barale, me të cilin diskutova për bashkëpunimin institucional, për qeverisjen e mirë, për transparencën dhe për avancimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.
Gjatë takimit, theksuam rëndësinë e funksionimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), si dhe të mekanizmit komunal kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore. Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional janë thelbësorë për parandalimin e këtyre dukurive, mbrojtjen e viktimave dhe promovimin e barazisë gjinore.
Rikonfirmova përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me OSBE-në, në funksion të forcimit të institucioneve lokale dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Rahovecit”, ka njkoftuar përmes një postimi në Facebook, kryetari i rahovecit, z. Smajl Latifi.