Promovim i librit “Të kujtohen, për të mos u harruar” të autorit Izet Musaj

Në Qendrën Rinore në Deçan, të hënën, në orën 11:00, do të promovohet libri i autorit Prof. Izet Musaj, me titull “Të kujtohen, për të mos u harruar”.

Ky botim sjell dëshmi për një periudhë të rëndësishme të historisë së arsimit në Deçan, duke dokumentuar gjeneratat e nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjimnazit të Pejës – Paralelja në Deçan, gjatë viteve 1959–1962.

Përmes këtij libri rikthehen në kujtesë njerëzit që kontribuuan në zhvillimin e arsimit dhe historinë arsimore të kësaj treve, duke ruajtur një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore e historike.

Komuna e Deçanit ka ftuar qytetarët, ish-nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë promovim.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Kemi filluar realizimin e projektit për mbjelljen e drunjve përgjatë rrugëve të qytetit të Skenderajt

Kemi filluar realizimin e projektit për mbjelljen e drunjve përgjatë rrugëve të qytetit të Skenderajt …