Komuna e Skenderajt avancon përgatitjet për ndërtimin e Xhamisë së Re

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Adelina Spahiu-Alija, ku janë shqyrtuar çështje me rëndësi për zhvillimin dhe funksionimin e komunës.

Në mbledhje morën pjesë drejtorët komunalë dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët shqyrtuan pikat e parapara në rendin e ditës.

Një ndër çështjet kryesore të trajtuara ishte propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Xhamisë së Re në Skenderaj, një projekt me rëndësi për komunitetin dhe nevojat e qytetarëve.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan gjithashtu fjala hyrëse, miratimi i rendit të ditës, procesverbali nga mbledhja e kaluar, si dhe pika të ndryshme që lidhen me punën dhe përgjegjësitë e institucioneve komunale.

Në përfundim të mbledhjes, Komuna e Skenderajt bëri të ditur se të gjitha pikat e rendit të ditës u rekomanduan për shqyrtim në Kuvendin Komunal, duke vazhduar kështu procedurat institucionale për trajtimin e çështjeve të propozuara.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Kemi filluar realizimin e projektit për mbjelljen e drunjve përgjatë rrugëve të qytetit të Skenderajt

Kemi filluar realizimin e projektit për mbjelljen e drunjve përgjatë rrugëve të qytetit të Skenderajt …