Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për thellimin e ndarjeve shoqërore dhe politike në Kosovë, si dhe për ndryshimin e qëndrimeve të tij pas ardhjes në pushtet. Krasniqi, ka pretenduar se përplasjet politike kanë depërtuar edhe në ngjarje familjare e kombëtare, duke përmendur dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat, sipas tij, janë shndërruar në raste për fyerje dhe përplasje. “Ky ka prekur në palcë të dinjitetit tonë, na i ka kthy edhe dasmat dhe mortet në fyerje. Kurti prej që ka ardhur në pushtet, fillon me u fy edhe dasma e Luan Haradinajt. Janë fy edhe vdekjet dhe mortet që nuk ka ndodhur kurrë në traditat shqiptare. Ka nda familje në Kosovë dhe në diasporë”, ka deklaruar Krasniqi. “Këta na e kanë thy secilin kod dhe secilën festë. Është e tmerrshme që sot, në festat dhe në gjithë këtë lavdi të kombit tonë, ne duhet me u merr me temat që një kryeministër që ka ardhur në pushtet me kauza të tjera dhe tash ka vepruar krejt diçka tjetër”, ka thënë ai. “Kjo mendoj se është strategji e vet Kurtit, në VV ka njerëz të mirë, po zëri i tyre duhet të dëgjohet. Unë e njoh Kurtin mirë, gjithçka ka bërë me planifikim. Ky njeri e ka shitur lirinë e vet”, ka deklaruar Dardan Krasniqi.
Screenshot
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
