Kryeministri Albin Kurti ka uruar 28 Nëntorin

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 28 Nëntorin. Me anë të urimit, ai ka risjellur në kujtesë disa telegrame që u shkëmbyen gjatë kohës shpalljes së Shqipërisë, shtet të pavarur në vitin 1912. “Nga të dhënat historike tani e dimë se pavarësia e Shqipërisë, para se të shfaqej si flamur, ishte një vargan prej qindra telegramesh, që, duke lëvizur nga njëri qytet i Shqipërisë në tjetrin, thurën shpalljen e pavarësisë, ashtu sikurse gishtat e Marigonës që thurën Flamurin Kombëtar duke lëvizur gjilpërën nga një vrimë e pëlhurës në tjetrën” ka shkruar  mes tjerash kryeministri, Albin Kurti në urimin për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind, Adem Shaban Jashari

Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind, Adem Shaban Jashari. Adem Jashari ishte i …