Veteranë të UÇK-së nga të gjitha viset shqiptare po marrin pjesë në homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Për nder të Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së heroit legjendar Adem Jashari, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha viset shqiptare po marrin pjesë në homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Veterani i UÇK-së, Jeton Kuçi nga Kaçaniku, theksoi se në Prekaz kanë ardhur bashkëluftëtarë nga të gjitha viset shqiptare dhe nga formacionet e ndryshme çlirimtare. “Po, kemi ardhë me bashkëluftëtarë të gjitha viseve shqiptare, të gjitha luftimeve çlirimtare, duke përfshi prej Kosovës Lindore, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhe njëherësh shfrytëzoj rastin t’ia uroj të gjithë shqiptarëve festën e flamurit. Pikërisht kjo e zbeh festën e madhe që e kemi, mungesën e liderëve çlirimtarë që e kemi të dënuar padrejtësisht, dhe shpresojmë që me apelin, me apelimin që do të jenë festa të tjera ata bashkë me neve këtu. Sepse jemi veteranë, uniforma solemne është enkas për këto ditë të veçanta që i kemi, po sot kemi festën edhe të flamurit edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari” theksoi mes tjerash veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaqaniku, Jeton Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti flamurin shqiptar në Krujë

Më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pasi ne krye të 300 ushtarëve besnikë …