(Me rastin e 114 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së një të tretës së tokave shqiptare- gëzuar shqiptarë, ku do që jeni!)…
Për Shqipërinë
sa e sa trima ikën me sy hapur
sa e sa trimëresha nuk i mbyllen sytë
sa e sa heronj nuk i prehu qetësia
sa e sa gjenerata toka nuk i qetësoi
as sot
nuk u bë Shqipëria
dhe sytë nuk i mbyllen dot
nëntori erdhi
dhe do ikën prapë
e prapë do vjen nëntori i ri
prapë do bien shqipet si me le
atdhedashësit do të bëhen fli
do biem për ty tokë arbërore
do biem deri atëherë
kur të bëhemi një
do biem për ty
për ty
NËNË Shqipëri
Për pak çaste
flakë e verdhë kandili në venitje
nën hijen tënde
pak çaste kalova
strukur
fshehur
prehur
dehur
me ndjenjën e fshehjes
ai duket e nuk fiton asgjë
me ndjenjën e dukjes
ai fshihet
mjeshtri enigmatike
shumëçka nga qenësia e vet
në kapërcim të ylberit
jo
ai nuk humbi burrërinë
atë që nuk e kishte
nuk e humbi
për pasojë
mashkull mbeti
çaste trishtimi për rreth qyteti
vite pritjeje
të ardhjes në ikje
të hutuar
fjetur
e zgjuar
figurë që edhe sot
enigmë mbeti
si në lojë
pak çaste ia fala ëndrrës tënde
ani pse sot nuk është ditë feste
festojmë
nuk është ditë ashuresh
ashurojmë
nuk është ditë çlirimi
marshojmë
nuk është kohë monarkësh
monarkët imitojmë
nuk është ditë martesash
dasmojmë
nuk është ditë trishtimi
vajtojmë
nuk është ditë morti
varre hapim
nuk është ditë ngushëllimi
ngushëllohemi
për pak çaste
nën dritën e kandilit të venitur
që dikujt po i rri te koka
edhe për pak çaste
përderisa ai nuk është fikur
dua t’i them
lamtumirë o njeri i lig
dua t’i them
por
jo pas vdekjes
shprehi jona kjo
jo e mirë
ne gënjejmë
kur pas vdekjes
për të ligjtë themi
eh
ky ka qenë burrë i mirë
gënjejmë me dashje
gënjejmë me dëshirë
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
