Festari dita e gjashtë-Turneu ndërkombëtar në Takewondou “Theranda Open 2016”

Këshilli Organizativ i Festës së rinisë dhe qytetarëve “Festari 2016″në Suharekë, ka paraparë që dy ditët e fundit të Festarit të ketë aktivitete kryesisht sportive. Në ditën e gjashtë, të parafundit janë organizuar gara në karate në tekniken Takewondou “Theranda Open 2016”. Garat kanë filluar në ora 10 për  të përfunduar në orët e pasdites. Në këto gara kanë marrë pjesë rreth 160 sportistë të kësaj disipline të cilët kanë ardhur nga shtete të ndryshme si nga Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Maqedonia. Për më të mirët në përfundim të garave janë ndarë medalje, mirënjohje dhe shpërblime të ndryshe. Garuesit u ndanë të kënaqur me organizimin dhe kanë shprehur dëshirën që të marrin pjesë sërish në vitet e ardhshme. Të dielën, ditën e fundit do të organizohen gara në ping-pong.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …