Zëvendësministrja Zogaj-Gashi vizitoi Podgoricën

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi,  së bashku me bashkëpunëtorë zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku takoi Zëvendësministren e Shoqërisë Informatike dhe Telekomunikacionit, Ratka Strugar.

Gjatë takimit, Zëvendësministrja Zogaj Gashi e njoftoi homologen Stugar për nismën e MZHE për një projekt të përbashkët në fushën e TIK-ut, me theks të veçantë gratë në TIK, i cili ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave, respektivisht rritjen e shkallës së punësimit të grave në këtë sektor.

Teme e diskutimit ishte edhe projekti WOW, projekt i përkrahur nga Banka Botërore, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së grave në punësimin online.

Nga ana e saj, Zëvendësministrja Strugar u shpreh shumë e kënaqur me këtë nismë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim bilateral dhe rajonal në mes të dy shteteve.

Takimi është zhvilluar në atmosferë konstruktive, me ç’rast është konstatuar se një nismë e tillë me rendësi të veçante do t’i hapte rrugë shteteve në rajon për një projekt të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …