Rexhep Selimi

Deputeti Rexhep Selimi ka kërkuar reciprocitet me rastin e arrestimeve

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se pas arrestimit të Nehat Thaçit, Kosova duhet të fillojë me reciprocitet ndaj Serbisë  duke e arrestuar shefin e zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Arrestojeni Marko Gjuriqin i cili po sfidon ligjet dhe policinë e Kosovës, duke thënë se nuk mundet të arrestohet edhe nëse hynë pa leje në Kosovë”, ka thënë Selimi. Ai ka shtuar se shpresojnë që së shpejti Nehat Thaçi të lirohet dhe të kthehet në Kosovë, dhe se kur të kthehet qeveria duhet të japë përgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …