Të enjten organizohet panairi humanitar me ushqime tradicionale në Malishevë

 Kuvendi i të Rinjve të Malishevës njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë, se më datë 20.10.2016, ditë e enjte nga ora 11:30 në parkun e qytetit të Malishevës do të mbahet panairi humanitar, me ushqime tradicionale, ku do të ekspozohen gatimet nga anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Malishevës. Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë, të marrin pjesë në këtë panair dhe të ekspozojnë gatimet tona tradicionale, si dhe të blejnë këto gatime. Po ashtu ftohen të gjitha bizneset e Komunës së Malishevës që të bashkëngjiten dhe ta mbështesin këtë panair.

Mjetet të cilat do të mblidhen nga ky panair do të dedikohen për familjet në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …