Aksioni për largimin e mbeturinave dhe deponive të egra në fshatin Belinc

Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Shtimes, ka angazhuar kompaninë “ Pastërtia” për pastrimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive të egra në lagjen Kryqi i Belincit, në afërsi të pishave.

Janë eliminuar gjithsej 4 deponi  të egra dhe mbeturinat e grumbulluara përskaj rrugës transite. Kompania “ Pastërtia” ka angazhuar, në këtë aksion pastrimi, gjithë mekanizmin që posedon dhe një pjesë të stafit të saj me ç’rast edhe ka kthyer në gjendjen e mëparshme lokacionet ku ishin krijuar deponi të egra.

Ky  aksion është realizuar në kuadër të garës “Për mjedis të pastër”, që është një nga kriteret për përfitimin e donacioneve nga organizata gjermane GIZ.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Shërbime Publike, znj. Ardiana Rama, qytetarëve, tani e tutje, u është bërë e ditur se nuk është e lejuar të krijojnë deponi të egra të mbeturinave pasi që janë paraparë edhe masa ndëshkuese për këtë.

Përkujdesjen për këtë, konform Udhëzimit në fuqi, do ta bëjë inspektorati komunal, i ndihmuar edhe nga policia.

Sipas saj, qytetarët janë të obliguar që të përfshihen në sistemin e pagesës për largimin e mbeturinave nga kompania “Pastërtia”, e cila do të kujdeset për marrjen e mbeturinave në vendbanimet e tyre, pasi qytetarët të fillojnë pagesën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …