KQZ

KQZ mbanë mbledhjen e radhës për përgatitjen e planit operativ për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror Zgjedhor mbanë mbledhjen e radhës gjatë të cilës do të bisedohet edhe për përgatitjen e planit operativ për zgjedhjet në Drenas të cilat do të mbahen më 4 dhjetor. Gjatë mbledhjes do të paraqitet raporti “Analiza e krijimit të listës së votuesve dhe votave me kusht për Zgjidhjet për Kuvendin e Kosovës 2014”, do të shqyrtohet kërkesa për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendi Komunal në Drenas, si dhe miratimi i dokumentit “Analiza lidhur me zbatimin e projektit për votuesit e verbër”. Po ashtu, do të miratohet strategjia e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …