Partitë opozitare bojkotuan takimin e ftuar nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi

Ashtu sikur kanë paralajmëruar, partitë opozitare, Lëvizje Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën bojkotuan takimin e ftuar nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi për të biseduar për reformën zgjedhore. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, ai tha se para se të mbahen zgjedhjet e radhës, duhet të bëhen disa reforma zgjedhore, mënyra e zgjedhjes së presidentit, rritja e zonave zgjedhore, listat e mbyllura apo të hapura, ndryshimi i pragut zgjedhor si dhe pastrimi i listave të votuesve. Kryetari, Hashim Thaçi shtoi më tutje se është diskutuar që të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvend, nga 120 sa janë tani të bjerë në 100. Në takim morën pjesë kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nga PDK Enver Hoxhaj, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, përfaqësuesi i AKR-së dhe pjesëmarrës të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …