Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Ymeri: Kur humbet një bashkëveprimtar sikur Astriti, pikëllimi dhe revolta bëhen të pashmangshme

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, është distancuar nga kërcënimi që një ditë më parë u bëri disa medieve anëtari i kësaj partie e funksionari i lartë komunal, Hysen Durmishi. Ymeri nuk pajtohet me qëndrimin e tij, por pranon se deklarata është bërë nën pikëllim e revoltë. Kur e humbet një bashkëveprimtar, një shok shumë të mirë siç ishte Astriti, pikëllimi dhe revolta bëhen të pashmangshme. Ka momente kur secili nga ne, shokët dhe shoqet e Astritit, nën këtë pikëllim e revoltë mund të bëjmë deklarata që nuk përputhen me atë për të cilën në të vërtetë qëndron dhe përpiqet Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë drejtim e kategorizoj edhe statusin e djeshëm të Hysen Durmishit. Me këtë as nuk dua ta arsyetoj e as ta mbroj Hysenin. Nuk pajtohem me qëndrimin e tij, ka saktësuar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …