Brickos

Komuna e Malishevës filloi vendosjen e kabinave të pritjes nëpër stacione të autobusëve

Në Komunën e Malishevës, ka filluar implementimi i projektit për vendosjen e kabinave të pritjes, nëpër stacione të autobusëve, në të gjitha rrugët kryesore. Qëllimi i këtij projekti, është vendosja e këtyre kabinave, ku qytetarët që presin, të jenë të mbrojtur nga reshjet atmosferike dhe të mos presin në këmbë, por të ulur.

“Realizimi i projektit ka filluar dhe brenda një jave, preitet që ky projekt të realizohet në tërësi, ku këto busshalltera, apo kabina të pritjes, do të vendosen në të gjitha rrugët kryesore, ose më saktë në vend stacionet, ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve, të cilët janë të detyruar të presin autobusin”, si në rrugët magjistrale, ashtu edhe në rrugët brenda vendbanimeve, e në veçanti vendbanimeve të mëdha, ku numri i nxënësve dhe studentëve, që udhëtojnë me autobus, është shumë i madh, tha Ahmet Morina, drejtor i urbanizimit, drejtori e cila e realizon këtë projekt shumë domethënës.

Vendosja e busshallterëve, apo kabinave të pritjes nëpër stacione të autobusëve, është projekt që realizohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe shuma e projektit është 29 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Po vazhdon vaksinimi i bagëtive në komunën e Ferizajt

Komuna e Ferizajt po vazhdon vaksinimi i fondit blegtoral te bagëtitë e trasha dhe të …