leoni

Hapet panairi artizanal dhe i produkteve vendore në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të  28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, sot në Malishevë, është hapur panairi artizanal dhe i produkteve vendore. Panairet e këtilla, tashmë janë tradicionale dhe organizohen, së paku dy herë brenda vitit. Risi e këtij panairi, është pjesëmarrja e shitësve të librave, që ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm.

Panairin e kanë vizituar edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, bashkë me përgjegjësit e drejtorive komunale, të cilët i kanë uruar pjesëmarrësit dhe i kanë inkurajuar për vazhdimin e kultivimit të traditës shqiptare, si dhe për kultivimin e ushqimeve tradicionale.

Nga ana tjetër, vet pjesëmarrësit, e kanë përshëndetur komunën e Malishevës për këtë organizim të panairit, ku gjithmonë, ruajtësit dh kultivuesit e traditës, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare, po kanë mundësi që ta paraqesin edhe para publikut, artin e tyre dhe ushqimet tradicionale.

Ndërsa, risia e këtij viti, është një minipanair i librit, i cili gjithashtu kishte zgjuar interesim të jashtëzakonshëm të lexuesve, ku nuk ka munguar edhe shitja e librave, madje në masë të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …