U shënua 75 vjetori i arsimit shqip në Komunën e Suharekës

Rreth 150 të ftuar sot, kanë shënuar 75 vjetorin e arsimit shqip në Komunën e Suharekës, përmes një Konference që u mbajt në ambientet e Bibliotekës së qytetit në Suharekë. Ky manifestim që u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj dhe në bashkëpunim me Shoqatën e veteranëve të arsimit të kësaj Komune, ka takuar sot nxënës e arsimtarë të asaj dhe kësaj kohe, veteranë dhe kontribuues të arsimit. Janë përkujtuar edhe mësuesit e parë të shkollës shqipe në Suharekë e cila ka filluar punën në vitin 1941. Janë përmendur mësuesit e parë të shkollës dhe klasa e parë e shkollës shqipe, nga e cila siç u tha nga folësit tani janë të gjallë vetëm tetë persona. Në konferencë kanë mbajtur fjalime dhe kanë përshëndetur të pranishmit, nënkryetari i komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçi, përfaqësuesi i LASH-it, prof. Rexhep Osmani, përfaqësuesi i profesorëve z. Sedat Kuçi dhe përfaqësuesi i Shoqatës së veteranëve të arsimit të Suharekës, z. Milaim Bllaca etj. Ndërkaq, për zhvillimin e arsimit në Suharekë në periudhën 1941-1990, ka fol veterani i arsimit Halit Berisha, i cili ka lexuar emrat e mësimdhënësve dhe të nxënësve të klasës së parë të shkollës shqipe, për të vazhduar më pas me kumtesën e zhvillimit të arsimit nga viti 1990 e deri më sot, që e bëri z. Ramadan Haxhiaj. Për 10 emrat që lanë gjurmë në arsimin shqip në Komunën e Suharekës, janë ndarë mirënjohje, katër të parët post mortum: 1. Hilmi Duli ( pas vdekjes), 2. Tajar Hatipi ( pas vdekjes), 3. Abdyl Ramaj ( pas vdekjes) ,4. Maksut Kuçi (pas vdekjes), 5. Hasibe Bllaca, 6. Ramadan Shala, 7. Hazir Kabashi, 8. Hilmi Iballi, 9. Salih Kolgeci dhe 10. Halit Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …