Organizata zvicerane “Terre des Homes”, me seli në Prishtinë, ka realizuar kërkesën e zyrës për Komunitete dhe Kthim ( ZKKK ) në komunën e Shtimes, për të ndihmuar familjen e Isuf Kadriut ( rast social ), nga fshati Gjyrkovc të kësaj komune, me gjëra elementare pas ndërtimit të shtëpisë nga ana e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Ndihma e kësaj organizate për familjen Kadriu ka qenë në veshmbathje dhe çanta shkollore për fëmijët, batanije, jastëk, jorgana etj, të cilat i kanë munguar kësaj familje.
Familja 7 anëtarëshe Kadriu ka jetuar në një objekt banimi që ka qenë rrezik permanent nga shembja dhe me kërkesën e ZKKK-së drejtuar Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është arritur që më datën 6.9.2016 t’i ndërtohet shtëpia.
Pas ndërtimit të shtëpisë dhe pas ndihmave nga ana e “ Terre des Homes “, kjo familje tani jeton në kushte normale.