Komuna e Skenderajt ka nisur ndërtimin e rrugëve të lagjeve të Kryshecit. Në kuadër të këtij projekti është paraparë ndërtimi i të gjitha rrugëve të lagjeve të këtij fshati.
Me investimet që po bënë Komuna e Skenderajt në Kryshec do të zgjidhet problemi i infrastrukturës rrugore në këtë fshat.
Krysheci do të jetë prioritet i investimeve të Komunës së Skenderajt edhe në vitin 2017 ku do të nis edhe projekti i shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit, projekt ky shumë i nevojshëm për banorët e këtij fshati.
Përmirësimin i jetës së qytetarëve të Skenderajt vazhdon të jetë top prioritet i Komunës së Skenderajt. Pjesë e investimeve në realizimin e projekteve do të jenë të gjithë fshatrat dhe lagjet e Skenderajt, kryesisht në ujësjellës dhe kanalizime.