Kryetari Bashota përkujton rënien heroike të komandant Kapuçit me bashkëluftëtarë

Kryetari i komunës së Klinës z.Sokol Bashota, përkujton  komandant Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët të tjerë në 18 vjetorin e rënies heroike, duke shtuar:

Sot, më 14 dhjetor 2016, po bëhen 18-vjet kur Komandanti i UÇK-së, Heroi i Kombit, Mujë Krasniqi, bashkë me shumë bashkëidealistë dhe bashkëluftëtarë të lirisë, ranë për t’i vënë gurthemelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, përpjekje dhe synim shumëshekullor i brezave tanë.

Portreti dhe vepra e Tij janë më tepër sesa rrëfim, më shumë se portret për Heroin e Kombit, për brezin e çlirimtarëve, janë tregues se ky popull dhe ky vend, gjithnjë i kishte dalzotësit e fatit të vet.

Portreti dhe vepra e Komandant Kapuçit, janë më tepër se dëshmi e guximit të pashembullt; janë rrëfim për lindjen e epokës së çlirimit, të epokës që e mban emrin dhe vulën e lavdishme të UÇK-së. Kujtimi për Mujën është i pambaruar dhe do të vazhdoj pa kufi.

Lavdi e përjetshme për gjithë heronjtë, dëshmorët dhe të rënët e Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …