Shtimja përkujton dëshmorët e UÇK-së që ranë në kufi duke bartur armatim

Në 18-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të komunës së Shtimes: Ramadan Elshani, Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Xheladin Xheladini, Arben Hyseni, Hafir Bajrami, Afrim Musliu dhe Selim Selimi, në Polac, u vendosën lule dhe kurora nga strukturat udhëheqëse të komunës së Shtimes, në krye me nënkryetarin Fatmir Rashiti. Në homazhe dhe vendosje të kurorave me luleve morën pjesë familjarët e dëshmorëve, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Dëshmorët e rënë të komunës së Shtimes, më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe derisa po bartnin armatim nga Shqipëria.

Më 21 dhjetor të vitit 1998, trupat e 35 dëshmorëve, bashkë me komandantin Mujë Krasniqi, bashkëluftëtarët i varrosin në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake, ku edhe tani pushojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …