Daut Haradinaj: Kjo qeveri e ka lënë Kosovën pa ushtri, pa viza dhe pa hyrë në UNESCO

Daut Haradinaj: Kjo qeveri e ka lënë Kosovën pa ushtri, pa viza dhe pa hyrë në UNESCO

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2017, ka thënë se kjo qeveri e ka lënë Kosovën pa ushtri, pa viza dhe pa hyrë  në UNESCO. Ai ka thënë se disa herë i kanë parashtruar pyetje kabinetit qeveritar, për studentët në konvikte, FSK-në, ndaljen e rrymës dhe për infrastrukturën rrugore. “Në 32 vende të Kosovës, kemi bërë pyetje pse nuk është bërë ligji për Policinë e Kosovës dhe pse nuk është ndërtuar tash e 3 vite rruga e Kramovikut. E për të gjitha këto shpresoj të kemi një vit më të mirë. Edhe për demarkacionin, e jo siç ka thënë  Ramiz Kelmendi për interesa të fshatarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …