Emigrimi

1 milion e 120 mijë shqiptarë kanë ikur përgjithmonë dhe nuk jetojnë më në Shqipëri

Agjencia e statistikave “Pew Research Center”, duke përdorur të dhënat e vitit 2015 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se 1 milion e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. Kjo do të thotë se rreth 28% e popullsisë shqiptare,  për një arsye apo tjetër, është  larguar nga vendlindja e vet. Në bazë të kësaj të dhëne, Shqipëria është ndër 3 vendet e para në botë me “humbjen” më të madhe të popullsisë nëpërmjet emigracionit. Madje në raport me popullsinë, Shqipëria ka më shumë humbje të popullsisë sa edhe vetë Siria, e cila është prej disa vitesh në gjendje të vazhdueshme lufte. Ndërsa, vendi i parë në botë që ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë është Bosnje-Hercegovina. Por vlen të theksohet është fakti se ky emigrim kaq i theksuar i popullatës shqiptare krijon një derdhje të kapitalit njerëzor  që është burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …