Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Tirana nuk lidhet në asnjë rast me skenarët për krijimin e qeverisë, në Maqedoni

Ministri i Punëve të Shqipërisë, Ditmir Bushati sot ka theksuar se Tirana nuk lidhet në asnjë rast me skenarët për krijimin e qeverisë, në Maqedoni. “Që nga Marrëveshja e Ohrit, për herë të parë partitë parlamentare shqiptare  pajtohen për një listë çështjesh, të cilat natyrisht do duhet të detajohen dhe të shikohet sesi ato do të zbatohen në praktikë”, shprehet ministri Bushati.  Sipas tij, partitë shqiptare në Maqedoni kanë rënë dakord për të mbështetur njëra-tjetrën sa i përket zbatimit të këtyre çështjeve, apo mënyrës sesi do të zbatohen ato, por nuk kanë rënë dakord për t’u bërë bashkë në një parti.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …