Arban Abrashi

Qeveria miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale me konfederatën e Zvicrës

Marrëveshja për sigurimet sociale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konfederatës zvicerane është një lajm i mirë për kosovarët që kanë punuar në Zvicër. Sipas ministrit Arban Abrashi pala zvicerane ka shprehur interesim për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale me të cilën qytetarëve të Kosovës që kane punuar në Zvicër do t’u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Edhe kryeministri, Isa Mustafa vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …