Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka takuar në një drekë pune ambasadorët e Quintit në Kosovë

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka takuar në një drekë pune ambasadorët e Quintit në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në një drekë pune ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova dhe shefen e EULEX’it, Alexandra Papadopulu. Me këtë rast ministri Hoxhaj ka thënë se treni propagandues që Serbia ka dashur ta fusë në Kosovë nuk është ngjarje e izoluar por pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën. Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport me vendin tonë dhe institucionet janë të shqetësuara për situatën në veri të vendit. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i vendeve mbështetëse të Kosovës, për provokimet dhe sjelljet destruktive të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …