Ramush Haradinaj

R. Haradinaj: Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, unë nuk shkel mbi lirinë e popullit tim

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili  po mbahet në një burg  të Francës, sipas një urdhër arresti të Serbisë, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, që u mbajt për të në Prishtinë. Në një postim të tij me këtë rast ai ka shkruar se në rrethana të jashtëzakonshme ka përcjell protestën nga Franca. Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh! Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …