Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: S’ duhet bisedohet me Serbinë derisa Ramush Haradinaj mbahet në Francë

Anëtari i kryesisë së  AAK-së, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e takimit të kryeministrit Isa Mustafa me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq. Ai thotë se përderisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjendet në Francë, takimi i Mustafës me Vuçiqin është injorim total i zërit të qytetarëve dhe protestave që u organizuan ditëve të fundit për lirimit të Haradinajt si dhe ndaljes së bisedimeve me Serbinë. Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anekënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me fletë-arrestet, ka shkruar Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati …