Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka kritikuar Mustafën e Thaçin për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze në fillim të këtij muaji në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia dhe po vazhdon të mbetet atje nën masën e lirimit me kusht, ka kritikuar liderët e vendit, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin për pjesëmarrjen e këtyre dy të fundit në bisedimet në Bruksel me krerët serbë, Aleksandër Vuçiq e Tomisllav Nikoliq. Ai në një postim  ka shkruar  se Mustafa e Thaçi, me këtë veprim kanë poshtëruar Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, për tërheqjen e Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, janë poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …