Sindikalistët vlerësojnë kontributin e ministrit Stavileci për Ligjin për Trepçën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Blerand Stavileci, ka pritur në takim një delegacion të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, të kryesuar nga kryetari i saj, Shyqyri Sadiku, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në këtë ndërmarrje dhe të ardhmen e saj.

“Me miratimin e Ligjit për Trepçën qartësohet statusi i kësaj ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe i hapë rrugë zhvillimit të saj, rrjedhimisht kjo do të krijojë perspektivë edhe për punëtorët”, tha ministri Stavileci.

Kreu i MZHE-së, ka rikonfimuar interesimin e Qeverisë për zhvillimin e sektorit minerar dhe theksoi se në këtë kuadër, Trepça përbën një prioritet në vete.

Stavileci vlerësoi kontributin e punëtorëve të kësaj ndërmarrje për të zhvilluar ndërmarrjen dhe i siguroi ata që nuk do tu mungojë mbështetja e Ministrisë që drejton.

Nga ana e tyre, sindikalistët falënderuar ministrin Stavileci për angazhimin e tij në finalizimin e Ligjit për Trepçën, duke vlerësuar atë si mënyra e vetme që garanton zhvillimin e Trepçës.

Ata gjithashtu, e njoftuar ministrin Stavileci me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen me qëllim të mbajtjes në nivel operimin në këtë ndërmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …