Është mbajte mbledhja e KPF-së në Deçan 

 

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të komunës së Deçanit z.Jashar Dobraj, të martën është mbajte mbledhja e parë e rregullt e KPF-së për vitin 2017.

Në këtë takim ishte parapa ky rend punë:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm (materialin e kini ne dispozicion nga mbledhja e kaluar),

  3. Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve,

  4. Shqyrtimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Statutin e QKMF-së,

  5. Shqyrtimi i propozim vendimit të Kryetarit të Komunës së Deçanit për zhvillim të procedurave për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private të personit fizik,

  6. Shqyrtimi i kërkesave,

  7. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar janë diskut të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin parapa për diskutim ku më rekomandimin e anëtareve të KPF-së këto pika të rendit të ditës do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë e cila do të mbahet ditën e premte më dt 27.01.2017  më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …