Brickos

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Deklaratë e veteranëve të UÇK-së në Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Burim

Në deklaratën  që është miratuar në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Degës së  OVL-UÇK të Pejës, dhe kryetarëve të Nëndegëve, në  Deçan, Gjakovë dhe Burim, thuhet se çdo vendim për Komandantin Ramush Haradinaj, përpos lirimit të tij të pa kusht, është i padrejtë dhe i papranueshëm për ne. Që nga ndalimi i tij në Francë, ne jemi vënë në gjendje gatishmërie. Ne ftojmë të gjithë faktorët vendimmarrës, që të mos provokojnë destabilizim dhe të mos e nënvlerësojnë fuqinë dhe aftësinë tonë për të menaxhuar çdo situatë me të cilën mund të përballemi. Durimit po i vjen fundi. Konsiderojmë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel, në situatën në të cilën gjendemi, është gabimi më i madh i pas luftës. po ashtu Matja e territorit, është një mashtrim i radhës që po e bën Qeveria e Kosovës, për të mbuluar turpin e vet dhe për të legjitimuar demarkacionin me Malin e Zi në versionin aktual.

Në deklaratën  që është miratuar në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Degës së  OVL-UÇK të Pejës dhe kryetarëve të Nëndegëve, në  Deçan, Gjakovë dhe Burim, thuhet:

  1. Çdo vendim për Komandantin Ramush Haradinaj, përpos lirimit të tij të pa kusht, është i padrejtë dhe i papranueshëm për ne. Që nga ndalimi i tij në Francë, ne jemi vënë në gjendje gatishmërie. Ne ftojmë të gjithë faktorët vendimmarrës, që të mos provokojnë destabilizim dhe të mos e nënvlerësojnë fuqinë dhe aftësinë tonë për të menaxhuar çdo situatë me të cilën mund të përballemi. Durimit po i vjen fundi.
  2. Konsiderojmë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel, në situatën në të cilën gjendemi, është gabimi më i madh që qeveria jonë e ka bërë prej pasluftës dhe është fyerja e radhës për Kosovën dhe popullin e saj.
  3. Matja e territorit, është një mashtrim i radhës që po e bën Qeveria e Kosovës, për të mbuluar turpin e vet dhe për të legjitimuar demarkacionin me Malin e Zi në versionin aktual. Asnjë mekanizëm që do e legjitimojë dhënien e një pjese të territorit të Kosovës, që veçse është i cunguar, nuk do të pranohet dhe nuk do të lejohet që të gjej zbatim praktik. Të gjithë protagonistët e tentativës për faljen e territorit të Kosovës, do ta bartin vulën e tradhtisë brez pas brezi.

Këtë deklaratë e kanë nënshkruar:

OVL të UÇK-së Pejë – Gazmend Syla

OVL të UÇK-së Deçan – Abdyl Mushkolaj

OVL të UÇK-së Gjakovë – Sadri Hoxha

OVL të UÇK-së Burim – Bekë Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …